Kryetari i PSD-së viziton Luginën
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, së bashku me bashkëpartiakë ka nisur një vizitë në Luginë.
“Një tjetër gjë është të flasësh për Luginën, e një gjë tjetër është takimi me të. Aty përvijohen vullneti për liri dhe qendresa në kushte të vështira. Ato nuk bashkëjetojnë dhe as kanë paqe. Kushtet aty nuk janë akomoduese, janë mbytëse. Betejat e përditshme janë ligji i jetës në Luginën e Preshevës”, ka përshkruar Molliqaj vizitën e tij në Luginë.
Ai ka theksuar se në kushte të rënda, të përjashtuar ekonomikisht e politikisht, ishin tregimet e ngjashme që tregonin të gjithë ata që takuan.
“Nënpërfaqësimi i shqiptarëve në Serbi dhe instrumentalizimi i shtetit të Kosovës në tavolinën e bisedimev janë gabimet që i kushtojnë qytetarëve që janë në vijën e parë të ballafaqimit”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se sot, në viziten dyditore në Luginë, ndaljen e parë e kishin në Bujanoc.
“Takuam kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën, duke vazhduar me deputetitin e vetëm shqiptar, Shaip Kamberin. Më pas Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe zëvendëskryetar i Komunës së Bujanocit. Nesër vazhdojmë në Preshevë”, ka shkruar Molliqaj.