Kryetari i qytetit polak Gdansk theret me thikë
Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Pawel Adamowicz është therur me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës dhe tani është në gjendje serioze.
Agjencia e lajmeve “PAP”, ka thënë se Adamowicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar.
“TVN24” ka raportuar se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53-vjeçarit, Adamowicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998.
Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes.
Një doktor në Poloni ka thënë më vonë se Adamowicz është operuar për pesë orë.
Sipas tij, ai është “ende i gjallë mirëpo në gjendje serioze”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ish-kryeministër polak që ka bashkëthemeluar Platformën Civile dhe është nga Gdnasku, ka thënë përmes një postimi në Twitter: “Le të lutemi të gjithë për Kryetarin Adamowicz. Pawel, ne jemi me ty”.
Gdansku është shtëpia e Unionit për Solidaritet tregtar, që është themeluar më 1980 dhe është kthyer në forcë që i ka kontribuuar rënies së komunizmit.