Kryetari i Rahoveci i ofron mbështetje sportistit Erzen Zyberaj

02 nëntor 2020 | 15:07

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka pritur sot në takim sportistin e njohur nga kjo komunë, Erzen Zyberaj.

I pari i Rahoveci ka thënë se futbollisti dhe atleti Zyberaj po e bën krenarë të gjithë Rahovecin, prandaj mbështetja e Komunës nuk do të mungoj.

“Së fundmi Erzeni, ka arritur të rrëmbejë edhe vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, andaj e përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij, poashtu e siguroj, se mbështetja komunale nuk do të mungojë”, ka shkruar Latifi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Latifit:

Mëngjesin e ditës së sotme e nisa me një takim të këndshëm me futbollistin dhe vrapuesin, Erzen Zyberaj.

Erzeni vjen nga Drenoci i Rahovecit dhe po na bën krenar gjithandej. Përveçse një futbollist i dalluar, ai është edhe një atlet i shkëlqyer, i njohur për vrapimin ultramaratonik nga Prishtina në Rahovec, me saktësisht në vendin e tij të lindjes, në Drenoc, ku edhe ka përfunduar me sukses vrapimin prej 63 kilometrave dhe atë për vetëm 5 orë e gjysmë, me ritëm mesatar të vrapimit 5.14 minuta për kilometër.

Së fundmi Erzeni, ka arritur të rrëmbejë edhe vendin e parë në maratonën virtuale “Prishtina 2020”, andaj e përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij, poashtu e siguroj, se mbështetja komunale nuk do të mungojë. Kam bindjen se ky djalosh i përgatitur edhe më tej do të korri suksese duke u radhitur tek futbollistët dhe atletët më të mirë.
Suksese dhe le të prijë e mbara!
SL

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur rreth skuadrave të…