Kryetari i Rahovecit: Çështja e Ukshin Hotit dhe e të zhdukurve të tjerë, të trajtohet në dialog

16 maj 2021 | 15:55

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në përkujtim të 22-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, ka thënë se Ukshin Hoti është pengu i lirisë tonë.

Ai ka kërkuar që në bisedimet me palën serbe çështja e Hotit dhe e të zhdukurve të tjerë duhet të trajtohet me prioritet në tavolinën e bisedimeve, shkruan “Epoka e re”.

Latifi ka thënë se pushteti lokal në Rahovec i ka kryer disa nga obligimet që ka ndaj kësaj figure të madhe kombëtare, duke e ndërtuar shtëpinë-muze të Ukshin Hotit, ndërsa ka bërë me dije se në vazhdim po punohet për ngritjen e kompleksit historik e kulturor “Ukshin Hoti”.

“Autoritetet shtetërore dhe arsimore e kanë për detyrë ta trajtojnë këtë figurë kombëtare në përputhje me përmasën e tij, duke e futur në programet mësimore dhe në tekstet shkollore. Mësimet dhe pikëpamjet e tij për çështjen e pazgjidhur shqiptare vazhdojnë të jenë avangarde, prandaj mendimi i tij politik shkencor përbën thelbin e problemeve tona që kërkojnë zgjidhje në të ardhmen”, ka thënë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim urgjent për…