
Kryetari i Rahovecit dhe ai i Mamushës thellojnë bashkëpunimin
16 shtator 2022
| 12:53
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e BPZHR-së në Rahovec, Berat Duraku, kanë pritur në takim kryetarin e Mamushës, Abdylhadi Krasniqi dhe drejtorin e bujqësisë të kësaj komune, Ruzhdi Mazreku.
Latifi ka treguar se në këtë takim është biseduar për gjendjen aktuale, ecurinë e punëve dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen si komuna, si dhe për arritjet që kanë para vetes në projekte të ndryshme.
“Bashkërisht u pajtuam të thellojmë bashkëpunimin për projekte me interes për të dy komunat dhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët”, ka thënë Latifi.