Kryetari i Rahovecit fillon takimet publike me qytetarët
17 maj 2022
| 11:34
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka filluar takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve.
Takimet publike u mbajtën në fshatrat Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac, Celinë dhe Krushë e Madhe.
Kryetari Latifi ka paraqitur para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.
Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rregullim i parqeve, kanalizim, ndriçim, rrugë fushore, efiçiencë energjetike, drunj dekorativ, rregullim i oborreve të shkollave.