Kryetari i Rahovecit përkujton dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi
13 prill 2022
| 13:25
Njëzet e tre vjet më parë në një betejë të përgjakshme me armikun, ranë dëshmorë Dalip Behra dhe Bekim Gashi nga Krusha e Madhe.
“Dy luftëtarët e dëshmuar në beteja të shumta të luftës sonë çlirimtare, u përjetësuan me sakrificën e tyre sublime për atdhe dhe liri. Sot, me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e familjarë, nderuam kujtimin e emrit dhe veprën e tyre madhështore të 13 prillit 1999, te vendi i rënies, i njohur si Rrezet e Krushës. Dalipi e Bekimi sot dukeshin më të gjallë se kurrë, më krenarë se kurrë”, ka thënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai ka thënë se falë sakrificës së heronjve e dëshmorëve të kombit, sot gëzojmë lirinë dhe shtetin e pavarur.