Kryetari i Rahovecit përuron tregun në fshatin Ratkoc
01 maj 2022
| 11:21
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përuruar sot tregun në fshatin Ratkoc.
“Fshati Ratkoc tash e tutje ka një vend të posaçëm, të kompletuar mirë dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme – TREGUN. Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Agon Dobruna, kryetarin e fshatit z. Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm z. Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Projekti në vlerën prej 69,996,98 euro, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 euro janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 euro nga komuna e Rahovecit.