
Kryetari i Rahovecit priti në takim Fahri Fazliun e ri, nipin e dy heronjve të kombit Fahri e Bahri Fazliu
22 nëntor 2023
| 19:31
“Sot, prita në zyrën time për një kafe Fahri Fazliun e ri, djalin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Fadil Fazliu dhe nipin e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai ka bërë me sije se me heroin Bahri Fazliu ishte bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar.
“Respekt për familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Latifi.