Kryetari i Rahovecit takon punëtorët e administratës komunale, kërkon përkushtim në punë

06 mars 2025 | 13:02

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar punëtorët e administratës komunale, të cilëve u ka shprehur mirënjohje për punën që bëjnë dhe nga ta ka kërkuar të jenë edhe më të përkushtuar.

“Meqë shërbimin ndaj qytetarëve e ndiejmë si një detyrim themelor, sot, takova dhe diskutova me punëtorët e administratës komunale, u shpreha mirënjohje për punën që bëjnë dhe prej tyre kërkova të jenë edhe më të përkushtuar. Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të ofrojmë shërbime cilësore dhe të jemi më afër qytetarëve”, ka thënë Latifi pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur sërish…