
Kryetari i Rahovecit viziton fermerin Baki Gashi në Bratotin
18 gusht 2019
| 16:23
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar të dielën fermerin Baki Gashi në Bratotin.
Latifi ka thënë se Gashi posedon lopë qumështore dhe sot ka filluar sigurimin e ushqimit, silazhës.
“Ky fermerë çdo vit mbjellë mbi 20 hektarë me kultura që shërbejnë për sigurimin e ushqimit për lopë. Përkrahja jonë ndaj fermerëve të vyeshëm është obligim dhe do të vazhdojë duke u rritur”, ka thënë kryetari Latifi.
/Epoka e re/