Kryetari i ri i KQZ-së: Po vendosi Kushtetuesja, shkoj unë dhe kthehet Daka
17 qershor 2021
| 16:17
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se i ka mbledhur nënshkrimet për të çuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesimi i i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Për këtë çështje është pyetur sot kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili para gazetarëve ka thënë se po të vendosë Kushtetuesja se vendimi i Osmanit ka qenë jokushtetues, atëherë ai ia lëshon vendin Dakës sërish.
Por, në pyetjen se nëse ai është i emëruar politik, Radoniqi nuk ka pasur ndonjë koment.
Megjithatë, në konferencë për medie, Radoniqi ka lavdëruar punën e Dakës dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e mirë të saj.
“Do të punoj në bazë të ligjit dhe pa anime politike”, ka thënë Radoniqi.