Më 3 gusht zgjedhet kryetari i ri i LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie, me të cilët ka biseduar rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së.
Sipas njoftimit të LDK-së zgjedhjet në LDK do të kulmojë me Kuvendin Zgjedhor i cili do të mbahet më 3 gusht, ku do të zgjedhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.
“Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova. Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.
/Epoka e re/