Kryetari i Rinisë së PDK-së takon Madeleine Albright
05 nëntor 2019
| 22:17
Kryetari i të rinjve të PDK-së, Donjet Bislimi, ka takuar në Berlin të Gjermanisë ish-sekretaren e SHBA-së Madeleine Albright.
Kreu i të rinjve të PDK-së ka marrë pjesë në Konferencën “European Democratic Youth Network” që u mbajt në Berlin për nder të rënies së murit të Berlinit.
Donjet Bislimi ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se përqafimi me Madeleine Alblbright është më emocionuesi në gjithë jetën e tij deri më tani.
“Sot takova atë që dikur e bëri të mundur lirinë dhe pavarsinë tonë, heroina e gjallë e Republikës sonë ??Bisedën dhe mësimet e saj do i mbajë në mend tërë jetën time. Përqafimi më emocionues i këtyre 25 viteve të mija jetë! Madeleine Albright ?“, ka shkruar Bislimi.