Kryetari i SBAShK-ut: Dhjetori mund të na gjejë në grevë nëse nuk na plotësohen kërkesat

29 tetor 2021 | 11:43

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj,  ka thënë se përkundër insistimit të vazhdueshëm të tyre për të diskutuar me kreun e qeverisë kjo është bërë e pa mundur.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm që asnjëherë t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se në mbledhjen që do mbahet me Këshillin e drejtues të SBAShK-ut do të vendoset saktësisht se cilat do të jenë masat sindikale që do të ndërmarrin.

Sipas tij, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, dhjetori do t’i gjejë në grevë.

“Këto janë apele me dëshirën e vetme që të ulemi dhe të bisedojmë, por nëse ky hezitim i ministrit Murati, por edhe i kryeministrit, atëherë më së largu që mund të them pa precizuar ndonjë datë, por që do kemi një takim me Këshillin drejtues dhe nëse ata vendosin sidomos në pjesën e parë të dhjetorit, atëherë e keqja do të vijë që unë nuk mund t’i saktësojë, por në këtë situatë që jemi dhjetori mund ta gjejë arsimin në greva”, ka thënë Jasharaj, raporton “EO”.

Më tutje, Jasharaj ka kërkuar që të zbatohet Ligji i Pagave. Po ashtu, ai ka kërkuar që të miratohet Ligji për sigurimet shëndetësore dhe të bëhet rritja e pagave për sektorin e arsimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që kur hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,…