Kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra” viziton komunën e Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Panshqiptare “Vatra”, Elmi Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë, metë cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
“Pata nderin që në emër të familjes sime të pranoj një mirënjohje nga “Vatra” për kontributin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në çlirimin e vendit”, ka thënë Jashari, i cili ka falënderuar kryetarin Berisha për angazhimin e tij dhe lobit shqiptar në ShBA në përkrahje të shtetit tonë.
“Ishte konkluzion i përbashkët që shteti ynë nuk ka krijuar kushte të favorshme për investime ndërkombëtare dhe për më tepër pengesat burokratike po pengojnë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, ka thënë Jashari.
(Q.R / Epoka e re)