Kryetari i Shtimes ngushëllon familjen Ramadani pas aksidentit të sotëm tragjik në Koshare
Katër persona kanë mbetur të vdekur gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku në fshatin Koshare të Ferizajt, ndërsa një 32-vjeçare është duke u trajtuar në QKUK.
Në mesin e viktimave janë disa anëtarë të një familjeje nga komuna e Shtimes. Për këtë ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Naim Ismajli, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Ramadani nga Shtimja, derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Sapo mora lajmin e hidhur për humbjen e disa anëtarëve të familjes Ramadani nga komuna e Shtimes, të cilët pas një aksidenti në trafik në rrugën Ferizaj -Shtime kanë ndërruar jetë. Gjithashtu të lënduarëve të tjerë shërim sa më të shpejtë. Bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të madhe. Ngushëlime famlijes dhe miqëve”, thuhet në njoftimin e Ismajlit.