Kryetari i Skenderajt për vizitën e Ramës në Burojë: Na bërë nder
19 qershor 2022
| 22:01
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me vizitën që bëri te prindërit e Thaçit në Burojë nderoi familjen e bacës Haxhi dhe të gjithë të tjerët.
“Në konakun e Bacës Haxhi – babait të presidentit Hashim Thaçi, pritëm kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një vizitë kësaj familjeje të respektuar, për t’i sjellë përshëndetjet e Thaçit për prindërit dhe familjen, një nder që na bëri edhe ne tjerëve!”, ka shkruar Nura në lllogarinë e vet në “Facebook”.