Kryetari i Skenderajt përkujton dëshmorët Xhafer Avdullahi dhe Zenë Veseli
17 maj 2019
| 13:39
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar dëshmorët Xhafer Avdullahi dhe Zenë Veseli, në 20-vjetorin e rënies së tyre heroike.
Ai ka thënë se dëshmorët kanë rënë në altarin e lirisë, por do të jetojnë përjetësisht në kujtesën e shoqërisë tonë.
“Me respekt dhe mirënjohje të thellë, në 20-vjetorin e rënies së tyre, kujtojmë sot dëshmorët e Açarevës heroike, Xhafer Avdullahi dhe Zenë Veseli, të cilët duke përmbushur obligimin moral e kombëtar, për lirinë e vendit, ranë në fushën e nderit, për të jetuar përjetësisht në kujtesën tonë kolektive veprat e tyre të larta e të pastra. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/