Kryetari i Skenderajt përkujton Hasan Prishtinën
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar njërin nga personalitetet më të shquara të lëvizjes kombëtar, Hasan Prishtinën, duke bërë homazhe te përmendorja e tij në Polac të Skenderajt.
Në profilin e tij në “Facebook”, kryetari Jashari ka shkruar se Hasan Prishtina ka qenë ideolog dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për bashkimin dhe pavarësimin e tokave shqiptare.
Ky është postimi i plotë i Jasharit:
Hasan Prishtina
(1873 – 1933)
Me nderimet më të larta zyrtare, në përvjetorin e vrasjes së njërit nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare, ideologut dhe udhëheqësit të palodhur të kryengritjes së përgjithshme, për bashkimin dhe pavarësimin e tokave shqiptare, Hasan Prishtina, kryeministri i 8 i shtetit shqiptar, nga Polaci i Drenicës.
Dhe duke kujtuar veçoritë e karakterit të këtij personaliteti të shquar, me gjithë veprimtarinë e bujshme, kujtojmë një nga thëniet e tij të kohës:“Ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll!”.
/Epoka e re/