Kryetari i Skenderajt: Sot kujtojmë me krenari luftën dhe heroizmin e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

22 shtator 2020 | 13:59

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Ai ka thënë se Fehmiu dhe Xheva ishin nder figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“22 vite nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Lladrovci, nder figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot kujtojmë me nder e krenari luftën dhe heroizmin e tyre drejt rrugës për Liri e Pavarësi. Fehmi Lladrovcin kam pasur fatin ta njoh në Gjermani, si një njëri i pendës dhe pushkës, një burrë i vendosur dhe i betuar për t’i dalë zot vatanit. Ai u kthye në Kosovë pa u përshëndetur me shokët në Gjermani dhe pas luftës heroike që bëri bashkë me Xheven e bashkëluftëtarët tjerë ra në altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë. Lavdi jetës dhe veprës heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci! Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/pcb.862775420925777/862773957592590/?__cft__[0]=AZXIUJIYPmeh6Lu9LAhtyciKlT4bbNo7_UU8-4mkkP3yDWHS0jQztbY0MfDBpfKH8c2bkg-DreUG6JRMivFK9BxCe69CA6U2stSpG95z_lB-WQBtcYVC-ZWkkTe7jPiWDY4HmrGcQLo1-JLFWMmjnGJrLgLz0Ra8h0eZkv6MnP1ZbnDqCxAS2WehH4w4H2Fqz_Tq7PlEh8eZdHfHtFEVNN1qVMRwtMH1pvU4uGWkidJ4Iw&__tn__=*bH-R

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi…