Kryetari i Skenderajt tregon për fillimin e realizimit të projekteve

28 dhjetor 2021 | 12:07

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur takimin e fundit të ekzekutivit për këtë vit.

Ai ka thënë se ky takim është më i rëndësishmi, pasi sipas tij, po fillon së realizuari disa nga premtimet.

“Po nisim qysh sot me përgatitjet e nevojshme, për fillimin e realizimit të projekteve kapitale, si: Fasadimi i objekteve banesore përgjatë sheshit ‘Adem Jashari’; Subqendrat në bashkësi lokale; Unazat brenda zonës urbane; dhe nënkalimi përgjatë rrugës ‘Ahmet Delia’. Kemi shumë punë për të bërë, madje edhe të merremi me borxhe të trashëguara që nuk u shihet fundi, në vend se të bëjmë luftë fjalësh”, ka bërë me dije Nura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës…