Kryetari i Skenderajt tregon shumën e mjeteve që u mblodhën për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se sot kanë mbajtur takim me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.
“Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsej: 57,800.00 euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000 euro iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani”, ka thënë Jashari.
Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje:
Kastriot Gashi 044/ 414-377
Ibush Hetemi 044/ 192-199
Ilir Veliu 044/ 192-419
Musa Hajdari 044/ 346-806
Kryetari Jashari ka thënë se qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisioni i lartpërmendur.
Më poshtë lista që kanë kontribuar nga takimi fillestar:
Komuna Skenderaj 20,000€
Bekim Jashari 5,000€
QTA Arjeta 5,000€
Vëllezërit Xani 2,000€
Ilea Group 2,000€
Vëllezërit Geci 2,000€
Alfa Trade 2,000€
Kompania Graniti 2,000€
Nuredin Lushtaku 1,500€
Bekim Haxhiu 1,000€
Vëllezërit Gashi 1,000€
Loni Trade 1,000€
Ismet Commerce 1,000€
NTP Haxha 1,000€
100% Design 1,000€
Kompania Ndërtimi 1,000€
Rreze Comerce 1,000€
Lindi Com 1,000€
Real Market 1,000€
Foto Kabashi 500€
Ferki Mecini 500€
Adi Fix 500€
Urban Technology 500€
Market Jetoni – Rakinic 500€
OVL – Dega Skenderaj 300€
Rent a Car “Diti” 300€
(Tahir Lushtaku)
Dyner Center 150€
Musa Hajdari 200€
Market Neki 100€
Kafiteria te Dyla 100€
Muje Selmani 100€
Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asamblistët komunal nga 50€