Kryetari i Skenderajt uron Vetëvendosjen për fitoren

15 shkurt 2021 | 17:19

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithatë, ai ka thënë se është jetike që sa më parë të konsolidohen institucionet e shtetit, për siç ka thënë ai “për t’u marrë intensivisht me menaxhimin efikas të pandemisë Covid-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar”.

Postimi i plotë i Jasharit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Shteti ynë dje kaloj edhe një tjetër test të demokracisë, duke përfunduar me sukses procesin zgjedhor për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Me gjithë rezultatet e shënuara në organizimin e zgjedhjeve ende duhet të punohet në zhvillimin e reformës zgjedhore që do të mundësojë rritjen e transparencës dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor.

Njëkohësisht dëshiroj që të uroj Lëvizjen Vetëvendosje  për fitoren e arritur në këto zgjedhje parlamentare.

Mbetet jetike që sa më shpejtë të konsolidohen institucionet tona qendrore për tu marrë intensivisht me menaxhimin efikas të pandemisë Covid-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe integrimin e vendit në mekanizmat ndërkombëtar.

Shtetin tonë, të ndërtuar me shumë mund e sakrificë mund ta zhvillojmë e fuqizojmë vetëm duke qenë të bashkuar, pozitë e opozitë (secila në rolin e saj kushtetues)karshi temave nacionale për të mirën e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran…