Kryetari i Skenderajt viziton familjen e Jeton Dajakut, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar familjen e Jeton Dajakut nga Rakinica, kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët.
Kryetari Jashari përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se komuna do të ndërmarrë masa për t’i dalë në ndihmë familjes Dajaku.
“Fat i mirë për familjen e Jeton Dajakut nga Rakinica, ku e gjithë familja shpëtoi nga më e keqja në fatkeqësinë e gjendur nga ajo çfarë ndodhi ditë më parë, kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Cilëtdo që kanë qenë shkaktarët e kësaj ngjarjeje, komuna do të ndërmarrë masa për t’i dal në ndihmë familjes, që mrekullisht ka shpëtuar nga më e keqja. Një duartrokitje të madhe edhe për ekipin e zjarrfikësve, për reagim të menjëhershëm”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re/