Kryetari i Skenderajt viziton prindërit e Faton Hajrizit: Sot jam këtu për t’ua marrë pak dhimbje nga vuajtja e tyre
24 korrik 2024
| 18:11
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka vizituar prindërit e Faton Hajrizit.
“Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.