Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës: Kosova nuk është Serbi

23 qershor 2019 | 16:11

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën “Blic” të Serbisë, ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe se këtë realitet Serbia duhet ta pranojë në mënyrë që të zgjidhej përfundimisht problemi.

Ai ka thënë se duke e njohur Kosovën, “neve na shtohen garancitë ndërkombëtare se interesat kulturore dhe ekonomike të Serbisë në Kosovë do të jenë të mbrojtura, e mbi të gjitha të përcaktuara”, transmeton “Gazeta Express”.

“Kosova nuk është Serbi, por një vend ku jetojnë disa njerëz që kanë njësi të plotë shtetërore” ka thënë Çanaku.

Çanaku, i cili është nga Vojvodina, e jo shpesh herë ka kërkuar më shumë autonomi për krahinën veriore të Serbisë, ka thënë se edhe Vojvodina duhet të zhvillohet duke e pasur pasurinë e vetë, e jo të ardhurat e saj të menaxhohen nga “disa zyra në Beograd”.

Ai gjithashtu ka thënë se ka bashkëpunim të ngushtë me liderët e opozitës, por më së shumti bashkëpunon me liberalin, Çedomir Jovanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi do…