![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/FB_IMG_1627900290126.jpg)
Kryetari i Suharekës angazhohet vetë në shuarjen e zjarrit
02 gusht 2021
| 12:43
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale në Shirokë.
Muharremaj është angazhuar edhe vetë në shuarjen e zjarreve.
“Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë. Duhet ta kemi parasysh që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.