Kryetari i Suharekës e telefonon Ramosajn: Si komunë jemi të gatshëm për ndihmë
13 korrik 2021
| 10:53
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, pas situatës së krijuar nga helmimet në Deçan e ka telefonuar kryetarin Bashkim Ramosaj.
“Jemi duke e përcjellur me shqetësim gjendjen në Komunën e Deçanit rreth situates së krijuar nga helmimet”
“E kam kontaktuar kryetarin Bashkim Ramosaj, i cili po qëndron tërë kohën afër qytetarëve dhe personelit shëndetësor. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku konsiderohet e rëndësishme. Shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Muharremaj.