Kryetari i Suharekës: Rasti i mbrëmshëm me koronavirus është nga Prizreni
02 maj 2020
| 15:20
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se nuk ka asnjë rast që dy ditë me COVID-19 në këtë komunë.
Muharremaj ka treguar se dy rastet që mbrëmë rezultuan pozitive janë ri-testime dhe jo raste të reja. Sipas tij, rasti i ri pozitiv për të cilin njoftoi mbrëmë IKSHP-ja është nga Prizreni.
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë për rastin e vetëm që e ka evidentuar nga Komuna jonë, i ka pasur shënimet (Suharekë-Prizren) dhe prandaj është njoftuar ashtu. Pra, rasti është nga Prizreni dhe jo komuna jonë”, ka shkruar Muharremaj në profilin e vet në “Facebook”.