Kryetari i Supremes takon ministrin e Drejtësisë

10 qershor 2020 | 15:05

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci ka pritur sot në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.

Kryetari Peci e ka njoftuar ministrin Selimi me zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, përfshirë lëndët e shenjestruara për liberalizim të vizave.

“Sipas tij, tanimë, më e rëndësishme sesa të fokusohemi në numra, është e rëndësishme të fokusohemi në cilësi dhe përmbajtje të vendimeve gjyqësore, për çka po angazhohet maksimalisht Gjykata Supreme”, është thënë në njoftimin për medie të Gjykatës Supreme.

Po ashtu, kreu i Supremes, e ka  njoftuar  ministrin me vështirësitë që po ballafaqohet sa i përket menaxhimit të punës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, si pasojë e numrit të madh të lëndëve karshi numrit të vogël të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës në këtë Dhomë.

(M.K / Epoka e re)

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kirurgjinë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare në 2019-n janë…