Kryetari i Therandës jep një njoftim për të gjithë kryetarët e fshatrave
22 gusht 2018
| 22:01
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se nesër (e enjte) në orën 16:00 ka ftuar në takim të gjithë kryetarët e fshatrave, që të diskutojnë mbi dëmet që sollën vërshimet e fundit në këtë komunë.
“Po ashtu do të diskutojmë edhe për projektet e ardhshme në infrastrukturë, që destinohen në rrugë dhe hapsira që vërshimet sollën dëme”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se takimi mbahet në sallën e Bordit në objektin e Komunës së Therandës.