Kryetari i Vitisë bën thirrje që edhe në këtë komunë të hënën të fillojë mësimi
20 janar 2019
| 22:27
Pas komunës së Junikut e Deçanit ku nesër do të fillojë mësimi, edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që fillojnë mësimin.
Njoftimi i plotë:
Komuna e Vitisë apelon tek mësimdhënësit
Pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit kërkojmë nga mesimdhënësit e Komunës sonë që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët tanë të mos humbasin orët e mësimit.
Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar që së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor.
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti