Kryetari i Vitisë viziton fshatin Kabash, banorët e falënderojnë atë për punët e shumta
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Kabash të Vitisë, për të parë punimet e ndryshme që janë zhvilluar dhe po zhvillohen në këtë lokalitet.
Me këtë rast ai ka vizituar punimet në rregullimin e kanalizimit në rrugën “Hasan Kabashi” por edhe punimet në rregullimin dhe pastrimin e një sheshi, hapjes dhe pastrimit të një përroske si dhe të rregullimit të fushës sportive.
Gjithashtu në lokalitet pritet të vendosen anësoret mbrojtëse në disa ura.
Përndryshe ditë më parë në Kabash të Vitisë janë rregulluar edhe dy sheshe.
Gjatë kësaj vizite banorët e këtij lokaliteti kanë falënderuar kryetarin Haliti për punët e shumta që janë bërë edhe po bëhen në Kabash duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishme për ta.
(Q.R / Epoka e re)