Kryetari i Vushtrrisë bën thirrje që të bëhet koalicioni LDK-LV
01 shkurt 2020
| 22:34
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që vjen nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka bërë thirrje që të bëhet koalicioni me LV-në.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se atë që e filluan dy vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-LV, duhet të ndodh tani në nivel qëndror.
“Jemi në fundin e një epoke 20-vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë. Atë që e filluam 2 vite më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-LV, duhet të ndodh tani në nivel qëndror. Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetarë për ndryshim i 6 tetorit 2019″, ka shkruar kryetari Tahiri.