Kryetari i Vushtrrisë ia uron fitoren Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit

15 shkurt 2021 | 17:00

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën e Vjosa Osmanit për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë edhe me qeverinë e re në interes të qytetarëve të Vushtrrisë.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, procesi zgjedhor në Vushtrri përfundoi, qytetarët dhe subjektet politike treguan kulturë të lartë politike dhe shtetërore. Fituesve të zgjedhjeve, LV-ja dhe Listës së znj. Vjosa Osmani, urime për fitoren e zgjedhjeve. Do të vazhdojë me punë, edhe me qeverinë e re, në interes të qytetarëve të Vushtrrisë. Të gjithë ju që votuat LDK-në, nga zemra faleminderit, zëri juaj u dëgjua qartë, reforma do të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse. Do të punojmë bashkë e fort për rikthimin e fuqizimin e LDK-së. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë në Vushtrri në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Superligës së Basketbollit, Rahoveci, e ka prezantuar trajnerin…