Kryetari i Vushtrrisë shkon për ngushëllime në familjen e policit të vrarë në veri
24 shtator 2023
| 12:04
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka shkuar për ngushëllime në familjen e Afrim Bunjakut, policit të vrarë sot në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Idrizi kla thënë se grupet kriminale dhe terroriste ende po veprojnë në veri.
“Familja e ka mërzinë, por e ka edhe forcën e shpirtit sepse janë të vetëdijshëm se sovraniteti, si në këtë rast mbrohet me gjak”, ka thënë Idrizi.
Përpos vrasjes së policit në veri, gjatë operacionit policor u plagos edhe një tjetër.
Polici i ndjerë barte gradën e rreshterit dhe është nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.