Kryetari i Vushtrrisë shpenzoi 404 euro për telefonata
27 korrik 2018
| 20:11
Komuna e Vushtrrisë ka publikuar raportin e shpenzimeve të kryetarit të komunës në telefonin e tij zyrtar.
Sipas njoftimit të publikuar nga komuna për gjashtë muajt e parë të mandatit kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka shpenzuar 404 euro në telefonata.
Komuna ka publikuar edhe listën mujore të shpenzimeve ku shihet se muaji me më së shumti shpenzime ishte muaji qershor ku janë harxhuar 91 euro.