Kryetari i Vushtrrisë viziton familjen Thaçi dhe Veseli (foto)
10 nëntor 2022
| 15:52
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe atë të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryetari i Vushtrrisë në “Facebook” ka shpërndarë disa fotografi nga vizita në këto familje, duke shkruar: “LIRIA KA EMËR. Vizitë në familjet Thaçi e Veseli. Si çdoherë të fortë e bujarë, të gatshëm kur vendlindja thërret”.