Kryetari i Zubin Potokut e emëron vajzën drejtoreshë kulture

06 shtator 2023 | 08:34

Dhurata, e bija e të parit të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është emëruar drejtoreshë nga i ati.

Pozitën e drejtoreshës së Kulturës kryetari ia besoi vajzës që është absolvente në Universitetin e Mitrovicës, raporton Klan Kosova.

Këtë tha se qe i detyruar ta bëjë për shkak të mungesës së njerëzve për ta formuar qeverisjen komunale. Bile duket që ishte pak sfidë se ku të vendoset Dhurata, për të cilën thotë se ka të drejtë ta emërojë si staf politik.

Nëse analizohen lidhjet familjare, Zeqiri pohon se shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt pasi, sipas tij, krejt fshati Çabër janë farefis mes vete.

Kryetari shtoi se punën me emërimet politike në kabinet i përfundoi, e tani po pret bashkëpunim edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal për hapjen e konkurseve për 200 punëtorë si staf civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person nën dyshimin se ka kërkuar para…