Kryetari i Zveçanit: Kam filluar punën në komunë, i hoqëm flamujt e Serbisë

26 maj 2023 | 14:56

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur, duke treguar se ai tashmë gjendet në objektin e komunës.

Më tutje, ai ka thënë se situata është e qetë.

“Jam brenda komunës në Zveçan, kam nisur punën si kryetar. Po, ka pasur disa incidente të vogla nga një grup i vogël i qytetarësh të pakënaqur”, ka thënë ai për “Nacionalen”.

Ai ka thënë se i ka larguar flamujt serb nga objekti i komunës që drejton.

Ilir Peci është kryetar i Zveçanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi mund të nënshkruajë me Harry Kanen në afatin…