Kryetari i Zveçanit kërkon takim me Kurtin dhe Osmanin

30 gusht 2023 | 15:13

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka kërkuar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani pasi sipas tij, udhëzimi administrativ nuk është forma e duhur për të shkuar në zgjedhje.

Peci ka  thënë se nëse një takim i tillë do të ndodhte, mund të arrihej ndonjë marrëveshje për të mirën e veriut.

“Unë gjithmonë e kam parë më të arsyeshme që katër kryetarët e komunave të veriut ta kenë një takim me kryeministrin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Gjatë atij takimi ndoshta mund të kishim arritur të krijojmë një marrëveshje”, ka thënë Peci.

Më tutje, Peci ka thënë se shkuarja në zgjedhje përmes këtij peticioni nuk është i arsyeshëm.

“Përmes këtij peticioni nuk e shoh të arsyeshme për të shkuar në zgjedhje, por nëse ndodhë për katër komunat e veriut, mendoj se duhet të ndodhë për gjithë Kosovën”.

“Përfundimisht, sipas meje mënyra më e mirë është që të ndodhë një takim mes kryetarëve dhe kryeministrit apo presidentes, pastaj të merret një vendim i përbashkët”, ka thënë Peci për “GazetaBlic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, i ka dalë…