
Kryetari i Zveçanit për sulmin e mbrëmshëm: Tentativë për ta destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë tek qytetarët
01 prill 2025
| 12:57
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas shpërthimit të granatës në mesnatë në një nga zyrat e Postës së Kosovës në këtë komunë.
Peci ka dënuar ashpër sulmin, duke treguar se ka pasur vetëm dëme materiale.
Kryetari Peci e ka cilësuar sulmin me granatë si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër të organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunë”.
“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka shkruar Peci në “Facebook”.
Postimi i plotë: