Kryetari i Zveçanit s’del në zyrën qendrore, shkon te ajo e komuniteteve
30 maj 2023
| 08:27
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë me dije se ai sot s’ka dalur në zyrën qendrore të kësaj komune.
Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij e ka nisur në zyrën e komuniteteve.
“Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën qendrore”, tha ai.
Dje situata më e tensionuar në veri të vendit ishte pikërisht në Zveçan, ku pati përleshje të mëdha në mes protestuesve serbë e forcave të KFOR-it.
Gjatë përleshjes, protestuesit hodhën shok-bomba, gurë, e koktej molotovi. Ndërsa, përveç KFOR-it sulme pati edhe ndaj mediave.