Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren e komunës
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e kësaj komune, Sladjana Pantovic.
Peci, i cili vjen nga radhët e PDK-së ka bërë me dije se vendimin e ka marrë pasi zyrtarja në fjalë nuk i ka përmbushur detyrat e saj.
“Të nderuar qytetarë të Komunës së Zveçanit, sot kam vendosur që ta shkarkojë nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës. Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdojë të punojë dhe shërbejë bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, ka shkruar Peci në “Facebook”.