Kryetari i Zveçanit thotë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë
25 maj 2023
| 12:06
Kryetari i ri i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për medie pas përfundimit të seancës solemne.
Ai ka thënë se detyrën do ta ushtrojë nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë.
“Për momentin e kemi zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë. Kjo nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Është Qeveria e Republikës së Kosovës është ajo që vendos. Jemi në bisedime”, ka thënë Peci.