Kryetari i Zveçanit viziton policët në Banjskë

06 tetor 2023 | 13:36

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka vizituar Policinë e Kosovës në Banjskë, afër Manastirit.

Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës.

“U shpreha mirënjohje dhe falenderim për punën, njëherazi për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës!”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Murat Yakin është deklaruar në…