Kryetari Idrizi dhe kryeshefi Morina nënshkruan marrëveshjen për dhënien e dy kamionëve të përfituar nga GIZ për “Unitetin”

08 korrik 2022 | 22:41

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina, nënshkruan marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim të dy kamionëve për kompaninë regjionale “Uniteti”.

Këta kamionë që janë përfituar nga GIZ, përmes Grantit të performancës – “Gara për mjedis të pastër”, do të jenë në shërbim të qytetarëve vushtrrias.

Postimi i Ferit Idrizit:

VUSHTRRI E PASTËR

Së bashku me kryeshefin ekzekutiv të KRM “Uniteti”, Gazmend Morina nënshkruam Marrëveshjen për dhënien në shfrytëzim edhe të dy kamionëve për kompaninë regjionale “Uniteti”, të përfituar nga GIZ, përmes Grantit të performancës – “Gara për mjedis të pastër”, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve vushtrrias.

Përkushtimi im dhe i qeverisë sime për ambient të pastër do të jetë në rritje e sipër.
Vushtrria do të bëhet qytet i pastër dhe i gjelbëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej.…