Kryetari Idrizi premton përkrahje për KF Vushtrria
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim kryesinë e klubit futbollistik KF Vushtrria.
Kryetari Idrizi e ka quajtur klubin e Vushtrrisë si krenarinë e qytetit, derisa ka premtuar përkrahje, raporton “Epoka e re”.
“Do të mbështetemi në ligjin 05/L-090 Ligji për sponzorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për ti ndihmuar futbollit, e të gjitha sporteve në qytetin tonë”, shkruar Idrizi në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Idrizit:
Sot kam takuar kryesinë e klubit futbollistik KF Vushtrria .
KF Vushtrria është krenaria e qytetit, dhe si e tillë do të mbetet. Vitin që po hymë klubi ynë feston 100 vjetorin e themelimit, dhe jemi në rrugë të mbarë të kthehemi në vendin ku na takon, në Superligë, kjo falë angazhimit të lojtarëve, stafit të trajnerëve dhe përkrahjes së pakursyer së tifozëve ‘Forca’.
Vëmendje dhe përkrahje të veçantë do t’i kushtojë sportit. Do të mbështetemi në ligjin 05/L-090 Ligji për sponzorime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për ti ndihmuar futbollit, e të gjitha sporteve në qytetin tonë.