Kryetari Ilazi reagon pas largimit të projekteve kapitale për financim nga ana e Qeverisë së Kosovës

05 korrik 2021 | 15:59

Kryetari i Komunës Besim Ilazi ka reaguar, pasi është informuar se projekti i rrugës “ Idriz Seferi” është larguar nga lista e investimeve të qeverisë. Në reagimin e tij thuhet:

“Hiqet nga lista e investimeve të qeverisë rruga “ Idriz Seferi” që lidhë pjesën jugore të Kaçanikut

Ndonëse me 19 mars 2021, Komuna e Kaçanikut dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale në vlerë 176, 975 euro, ku ishte përfshirë edhe rruga “ Idriz Seferi”, tashmë i njëjti Projekt është larguar nga lista e projekteve të qeverisë. Një gjë e tillë na u bë e ditur gjatë takimit që kishim e Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi. Ky ishte takimi i tretë me nivelin qendror për të diskutuar për të njëjtën temë. Ditë më parë realizuam takim edhe me vet ministrin Liburn Aliu dhe dy takime të tjera me zëvendësministrin Hyseni.

Me këtë rast shprehim keqardhje dhe indinjatë për mos respektim të këtij memorandum nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës. Në Memorandumin e nënshkruar më parë, mes tjerash është cekur se :

MI-ja i siguron mjetet për projektet nga paragrafi 2 i këtij Memorandumi dhe nga një kopje i dërgon Komunës.

Njoftojmë qytetarët se për projektin në fjalë që nga viti 2016, janë bërë ndarje buxhetore nga niveli qendror, ndërsa punimet kanë mbetur në gjysmë, për shkak të ndërprerjes së kontratës nga ana e menaxherit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit të Republikës së Kosovës, që nga viti 2016, ky projekt ka figuruar në  këtë listë dhe për çdo vit janë ndarë mjete, ndonëse asnjëherë nuk është udhëhequr asnjë procedurë:

2016: 190,769 euro

2017: 190,769

2018: 146,250

2019: 146,250

2020: 176,975 euro

2021: 176,975 euro

Qytetarë të nderuar, për çdo informatë shtesë në lidhje me këtë projekt do të njoftoheni me kohë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dënimi i ish-policit serb, Zoran Vukotiqit për dhunën seksuale është…